Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar qëndrimin e Kryeministrit për shtyrjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës si një mundësi për të vijuar dialogun politik mes palëve për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës politike në vend.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të presidences thuhet se në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vijon të nxisë mbajtjen hapur në vijimësi të dialogut mes palëve.
5 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)