Kryetarët e njësive bashkiake denoncojnë shtimin e kateve dhe karabinatë e reja


Tiranë – Ndërtime pa leje, ku përfshihen shtesa katesh, papafingo apo edhe ngritja e karabinave të reja është bërë proces pa pengesa në Tiranë. Njësitë bashkiake numër pesë dhe shtatë kanë deklaruar dje, se kanë denoncuar faktin në bashki, por strukturat e pushtetit vendor nuk kanë marrë asnjë masë.


Kryetarët e njësive bashkiake numër 5 dhe 7 në kryeqytet kanë bërë dje publik faktin e lulëzimit të ndërtimeve pa leje në territoret që ata administrojnë, ndërkohë që Bashkia e Tiranës nuk merr parasysh ankesat e tyre për këtë shqetësim.


Kryetarja e njësisë nr. 5, Jeta Seitaj, denoncon shtimin e kateve në një objekt pranë stadiumit “Dinamo”, ndërkohë kryetari i njësisë nr. 7, Erjon Koka, denoncon ndërtimin e një objekti pranë klubit “Partizani”.


Këshilltarët socialistë në bashki i kërkojnë kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, të marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve të minibashkive, fenomen i ngritur me shqetësim nga bisedat me komunitetin në të gjithë territorin e kryeqytetit, ndërkohë që nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e KRRT-së për dhënien e lejeve të ndërtimit.


“Në Tiranë kanë filluar një lumë ndërtimesh pa leje dhe nga Bashkia e Tiranës ne nuk po gjejmë mbështetje për bllokimin e këtyre ndërtimeve pa leje”, tha Seitaj.


Këshilltarët socialistë në bashki i kërkojnë kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, të marrë në konsideratë shqetësimet e kryetarëve të minibashkive, fenomen i ngritur me shqetësim nga bisedat me komunitetin në të gjithë territorin e kryeqytetit, ndërkohë që nuk është zhvilluar asnjë mbledhje e KRRT-së për dhënien e lejeve të ndërtimit.


“Në vazhdën e ndërtimeve pa leje, që zakonisht ndodhin gjatë fushatave elektorale, po shikojmë që jo vetëm nuk u ndalua pasi mbaroi fushata elektorale, por po vazhdon përditë. Shohim me shqetësim të madh që nuk kemi asnjë lloj strukture të Bashkisë së Tiranës, e cila të funksionojë për këtë punë, për parandalimin e ndërtimeve dhe jo më pastaj të flasim për prishjen e ndërtimeve pa leje, që janë ndërtuar në zonat tona”, tha Koka.


Ndërtimet pa leje nisën që në prag të zgjedhjeve lokale. Pas tyre u ndërmor një aksion për prishjen, prej të cilit ranë vetëm disa objekte, ndërkohë që të tjera janë në ndërtim e sipër, deklaruan këshilltarët dhe kryetarët minibashkive të opozitës.


“Është një situatë krejtësisht jashtë kontrollit kjo e ndërtimeve pa leje, një situatë për të cilën ne e konsiderojmë si ushqim ndaj korrupsionit, i cili ka marrë përmasa dramatike në Bashkinë e Tiranës. Në qoftë se Basha e ka centralizuar në dorën e tij gjithçka në Tiranë, kjo ka vetëm një emër: ai ka marrë nën kontroll jetën e kryeqytetit, për të mbushur xhepat e tij dhe të njerëzve që e rrethojnë, për të vazhduar çdo ditë dhe çdo orë për të bërë vetëm një gjë, siç vodhi më 8 maj, për të vazhduar të vjedhë qytetarët e kryeqytetit”, u shpreh Aldrin Dalipi, kryetar i grupit të këshilltarëve socialistë.


 


Denoncimet


Kryetarja e njësisë nr. 5, Jeta Seitaj, denoncon shtimin e kateve në një objekt pranë stadiumit “Dinamo”, ndërkohë kryetari i njësisë nr. 7, Erjon Koka, denoncon ndërtimin e një objekti pranë klubit “Partizani”