Nga dita në ditë, Tirana po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për turistët. Ndërkohë që për banorët e saj, po shtohen alternativat, për të kaluar momente të këndshme.


Me pranverën që po afron, kryeqytetasit kanë më shumë mundësi për t’u ndjerë mirë në metropolin shqiptar.


Shumë zona të kryeqytetit janë kthyer në atraksione jo vetëm për vizitorët vendas por edhe për shumë turistë. Numri I turistëve në kryeqytet ka ardhur në rritje, ku për herë të parë 2019 shënoi numër më të madh të turistëve krahasuar me numrin e popullsisë së qytetit.


Këto janë 9 liqenet, ku si kryeqytetasit, ashtu edhe turistët mund të kalojnë kohën e lirë e të përjetojnë momente ndryshe; Liqeni Artificial i Tiranës, Liqeni i Farkës, Liqeni i Bovillës (rezervuari), Liqeni i Kasharit, Liqeni i Lepurit, Liqeni i Pezëhelmesit, Liqeni i fshatit Prush, Liqeni i fshatit Rov, Fjolla Lake.