Një burrë në indi, që pretendon se ka fuqi magnetike, ka demonstruar talentin e tij të çuditshëm duke vendosur metale të ndryshme në trup, të cilat qëndronin në çdo pozicion pa lëvizur ose rënë.

Arun Raikwar, nga Sagar, rajon i Madhya Pradesh, në Indi e zbuloi talentin e tij të pazakontë vetëm pak muaj më parë kur një gozhdë i ishte ngjitur në trup teksa ishte duke kryer disa riparime në shtëpinë e tij.

Imazhe të ndryshme tregojnë 37-vjeçarin teksa vendos objekte të ndryshme metali, si lugë, pirunj, gozhda në pjesë të ndryshme të trupit të tij që duket se funksionin si një magnet i madh.

6 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)