Zgjedhjet në Kosovë kanë shënuar incidente. Ajo që bie më shumë në sy është një praktikë e ngjashme me atë në Shqipëri, ku votoja jo vetë fotografohet, por edhe shitet, njësoj si në Shqipëri.
Skandali i blerjes së votave, ashtu sikurse nuk pritej është shënuar edhe në zgjedhjet e kësaj të diele në Kosovë, prej nga do të dalë Kuvendi i ri dhe Qeveria e re.
Më së shumti, skandale të kësaj natyre janë evidentuar në Istog, ku qytetarët nuk votojnë por detyrohen t’i shesin votat. Pas kësaj, votuesve u kërkohet që t’i fotografojnë fletvotimet se për kë kanë votuar si dëshmi, ndonëse një veprim i tillë paraqet vepër penale dhe të dënueshme.
Kështu vepron LDK-Dega në Istog, e cila u kërkon dëshmi votuesve se kanë votuar për këtë parti në shkëmbim të ryshfetit ose blerjes së votave. Mirëpo, kur votuesit i dërgojnë dëshmitë, pyesin se ku duhet me shku tash me i marrë paret.
Ndërsa Dega në Prizren e Partisë Demokratike të Kosovës, njoftoi se brenda një ore në Qendrën e Votimit 2003/a në këtë qytet janë arrestuar dy persona, të cilët, sipas PDK-së, janë aktivistë të Vetëvendosjes. Kjo parti, sipas koha.net, ka kapur në flagrancë duke blerë vota dy persona.
Dega në fjalë pretendon se pas këtyre veprimeve ka ndërhyrë Policia e Kosovës dhe dy personat janë ndaluar. "Partia Demokratike e Kosovës, duke dënuar ashpër sjelljen e aktivistëve të Vetëvendosjes, njofton opinion e gjerë, se kjo skenë e mashtrimeve të Vetëvendosjes, ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara. Prandaj, të gjithë vëzhguesit e PDK-së, do të jenë në krye të detyrës, për ruajtjen e votës dhe të vullnetit të qytetarëve. Fotot janë publikuar nga Instituti për kërkime financiare në Kosovë dhe e konsiderojnë një skandal të vërtetë.