Darius është lepuri më i madh në botë. Ai është 1.32 metra i gjatë dhe peshon më shumë se 25 kilogram.
Darius ka si rival këlyshin e tij, Jeff, i cili duket se do të ketë të njëjtën madhësi si të babait.
Tani Jeff është vetëm 6 muajsh dhe ka një gjatësi prej 112 cm. Pronarja e lepujve, Annette Edwards, 63 vjeç, thotë se po afrohet dita kur Jeff do të bëhet si babai i tij.
Gruaja shpenzon rreth 7 mijë euro në vit për t’i ushqyer. Ajo u jep atyre 2000 karrota dhe 700 mollë në vit. “Janë gjigandë dhe më kushtojnë shumë para, por dua të them se janë miqtë më të mirë që unë mund të kërkoja ndonjëherë” thotë Annette.
Lepurushët jetojnë në kopshtin e shtëpisë dhe gjatë ditës lëvizin të lirë, ndërsa në mbrëmje futen në kasollen e tyre.
6 prill 2015 (gazeta-Shqip.com)
SHKRIME TË TJERA ME INTERES
[related_posts limit=”5″]