Presidenti Ilir Meta paralajmeroi sonte se është gati të bëjë çdo gjë kur rrezikohet demokracia në Shqipëri.


Askush nuk duhet ta mendojë të provokoje guximin tim, se është një guxim që kapërcën cdo imagjinatë, por për interesin e vendit, jo për arsye personale e arsye që më spostojnë mua nga detyra e misionin, e kam thënë që jam misionar në këtë detyrë, ku ka ndodhur ene Shqipëri të këtë një President në këtë situatë. Unë i paralajmeroj gjërat. Kur kërcënohet në mënyrë fatale demokracia në Shqipëri jam gati për çdo gje, por jo vetem”, tha kreu i shtetit ne Syri tv.


I pyetur pse nuk shkuat ta mbroni fizikisht teatrin, sepse ka me vete Gardën e Republikës, Meta tha se “këto konflikte që stisen, ky degradim, degjenerim, gangsterizëm që e largon Shqiperine nga BE s’është thjesht për fuqinë e një regjimi gangster por edhe për defaktorizimin e Kosoves”.


Forcën fizike timen e di apo jo, por forca në radhë të parë s’është fizike është mendore e psikike. Unë e shpreh forcën atëherë kur duhet dhe për interesin më të madh të vendit a më tepër në pozicionin që kam e s’mund të provokohem sikurse kam edhe më parë kur duan armiqtë e Shipërisë, po e them këtë, këto konflikte që stisen, ky degradim, degjenerim, gangsterizëm që e largon Shqiperine nga BE s’është thjesht për fuqinë e një regjimi gangster por edhe për defaktorizimin e Kosovës, objekti i këtyre armiqve jam edhe unë.


Ata kanë problemin me qëndrimin tim në raport me Shqipërinë e Kosovën, për dialogun Kosovë-Serbi me stabilitetin e rajonit, pra një grup gangsterësh lokal e ndërkombëtar me kaubojsa që mund ta kenë kënaqësi të vriten shqiptaret e të legjitimojë me gjakun e shqiptareve një regjim diktatorial e të thonë s’kemi ca bëjmë se ketë janë terrorist e të bëjnë totalisht lojën e dikujt tjetër.


Ua kam thënë e më parë e do ju them edhe më shumë, para zgjedhjeve u thashë që Shqiperia po nuk pati zgjedhje gjithëpërfshirëse ska cekje negociatash në tetor? E patë si shkoi. Nuk ua them dot të gjitha, ca gjëra do i ruaj se nuk thuhen të gjitha“.