Një i ri ka tentuar të hidhet nga pallati në Durrës, për t’i dhënë fund jetës.


Sipas raportimeve ka qenë pikërisht kufizimi i daljes nga shtëpia, arsyeja e që ka çuar 28-vjeçarin drejt aktit ekstrem, fatmirësisht i pafinalizuar. I riu ka dashur të dalë jashtë nga shtëpia duke thyer kështu urdhrin e qeverisë dhe rrezikuar një gjobë të majme, por bashkëshortja nuk e ka lejuar duke e mbyllur brenda.


Pasi ka provuar disa herë të dalë, në gjendje të rënduar psikologjike ai ka tentuar të hidhet nga dritarja, por gruaja e tij ka njoftuar policinë e cila i ka ardhur në ndihmë duke e futur sërish brenda në shtëpi.


Doja të hidhesha. Nuk mund të rri dot më brenda“, ka thënë i riu pasi është shpëtuar nga policia.


Informacion paraprak

Më datë 19.03.2020, rreth orës 15:00, si rezultat i një reagimi të menjëhershëm i sherbimeve të Policisë së Rendit pasi konstatuan se një shtetas po tentonte të vet’hidhej, nga kati i 5 i një pallati, në lagjen nr 1, Durrës, u bë i mundur shpëtimi në kohë i shtetasit S.M.,28 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.