Obama“Ka fuqi ndërkombëtare që veprojnë në kontradiktë me të drejtën ndërkombëtare. Ka nga ana që na thonë që duhet të mbrojnë tiranë si Asad, sepse alternativa është shumë e keqe”.


Kështu u shpreh presidenti amerikan Barack Obama gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.


“Bashar Al Asad” ka brutalizuar popullin e tij: një zgjidhje në Siri duhet të jetë tranzicioni nga Asadi te një udhëheqës i ri”, – ka shtuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.


“SHBA-të, – vazhdoi Obama, – janë të gatshëm të punojnë me të gjithë për të zgjidhur konfliktin në Siri, edhe me Rusinë dhe Iranin.  Katastrofa si kjo që po shohim në Siri, nuk verifikohen që kur ekziston sistemi demokratik”.


“Unë jam në krye të forcave të forcave më të mëdha të armatosura në botë dhe nuk do të hezitoj asnjëherë të mbroj vendin tim dhe aleatët tanë”, – ka nënvizuar Obama, duke pohuar edhe që “SHBA-të nuk mund t’i zgjidhin problemet të vetëm”.


Po ashtu, Obama ka folur edhe për konfliktin e armatosur prej disa vitesh të Rusisë në Ukrainë. “Nuk mund të qëndrojmë të shikojmë, ndërsa Rusia dhunon sovranitetin e Ukrainës. Sot është Ukraina, nesër mund të jetë një vend tjetër. Ne nuk duam të rikthehemi te lufta e ftohtë, edhe pse kemi  vendosur sanksione kundër Rusisë. Nuk duam ta izolojmë Rusinë, duam një Rusi të fortë që të bashkëpunojë me ne për të forcuar sistemin ndërkombëtar”.


Marrëveshja nukleare me Iranin, do të shmangë një luftë, këmbënguli Obama, duke nënvizuar që diplomacia është e vështirë ndonjëherë që të ketë rezultate të mira, gjithsesi duhet provuar.


28 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)