Dita e fundit


Deputeti Gazmend Oketa dhe Aleksander Biberaj, gjate ceremonise se prezantimit te Partise Fryma e Re Demokratike FRD, ku eshte paraqitur grupi nismetar i FRD dhe platforma e kesaj partie.Misioni vëzhgues i nevojave të ODIHR-it mbylli dje në Tiranë dhe misionin e tij treditor, i cili zhvilloi takime të gjera në vend. Takimin e fundit ata e zhvilluan dje me diplomatët, të cilët prej muajsh tashmë janë angazhuar për të për ndjekur nga afër situatën parazgjedhore në vend. Në takimin e djeshëm ata morën nga diplomatët e nivelit të dytë të OSBE-së dhe të vendeve anëtare  të kësaj situate, një raport të detajuar në lidhje me zhvillimet, problematikën dhe pritshmëritë për procesin e ardhshëm zgjedhor. Një takim interesant të zhvilluar dje, tre përfaqësuesit e ODIHR-it zhvilluan dhe me nënkryetarin e Frymës së Re Demokratike, Aleksandër Biberaj. Sipas njoftimit për shtyp të FRD-së, përfaqësuesit e ODIHR ngritën një sërë pyetjesh dhe dialoguan hapur lidhur me çështjet më të nxehta që shqetësojnë partitë politike dhe faktorin ndërkombëtar mbi procesin e ardhshëm zgjedhor në vendin tonë. Ata nënvizuan edhe rëndësinë që ka ky proces për të ardhmen e Shqipërisë dhe për proceset e saj integruese drejt BE-së. Pas përfundimit të këtyre takimeve brenda dy javëve ODIHR pritet të nxjerrë raportin paraprak për zgjedhjet e 23 qershorit. Në këtë raport do të përcaktohet dhe numri paraprak i vëzhguesve që ODIHR do të dërgojë për të monitoruar procesin zgjedhor.