Deputetja Olta Xhaçka do të jetë në krye të Forumit të Gruas Socialiste. Xhaçka u zgjodh me vota unanime në Kongresin e Forumit të Gruas Socialiste Shqiptare, i cili u mbajt gjatë ditës së sotme. Po sot, është miratuar statusi i Forumit të Gruas si dhe është zgjedhur asambleja dhe kryesia, të cilat do të nisin më pas punën për të dhënë kontributin e tyre në zgjedhjet e vitit 2013.
Gjatë punimeve të Kongresit të gruas socialiste janë bërë të njohura edhe disa nga angazhimet më kryesore të programit për një Rilindje shqiptare. Ndër to mund të përmenden: Përgjysmimi i papunësinë femërore, duke krijuar 75 mijë vende të reja në pune në vit; Krijimi i Fondit për Strehimin e Përballueshëm; Garantimi i Shërbimit Shëndetësor Universal; Heqja e taksës 10% mbi shërbimin shëndetësor dhe ilaçet; Lehtësimi i barrës fiskale për sipërmarrësit që punësojnë gra e vajza, etj.
20 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)