
Prokurori Osmani (majtas) dhe gjyqtari Medja
Pas konfirmimit në detyrë nga KPK një javë më parë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative, Gentian Medja dhe të prokurorit të Krimeve të Rënda, Gentian Osmani, sot Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të të dyve emrave të sipërpërmendur.
Rekomandimi është i është paraqitur Komisionerëve Publikë sot më 9 gusht 2018.
“Komisionerët Publikë, pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do ta shqyrtojnë atë krahas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë” thuhet në njoftimin për shtyp.
Në datë 1 gusht 2018 KPK në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Medja. Ndërsa një ditë më pas, 2 gusht, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gentian Osmani
9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)