Policia e Shtetit ka arrestuar vëllanë e kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tuci në operacionin antidrogë ku u ndaluan 40 persona.
Aben Tuci u arrestua nga forcat “Shqiponja” të Shkodrës.
Operacioni antidrogë u zhvillu mëngjesin e sotëm në Kukës, Shkodër e Tiranë.
Nga informacionet e marra, dyshohet se vëllai i kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, ishte i lidhur me një grup kriminal që kultivonte kanabis. Ende nuk dihet roli i tij në këtë grup.