Pandemia Covid-19 ka anuluar ministerialin e NATO-s në Tiranë, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 17 dhe 18 qershor.


Burimet bëjnë të ditur se Ministeriali i NATO-s pritet të zhvillohet ‘online’ në Bruksel në ditët e ardhshme.


Ministeriali i vendeve anëtare të NATO-s ishte mbajtur në Bruksel dhe për herë të parë do zhvillohet në Shqipëri.


Vendimi për zhvillimin e Ministerialit të NATO-s iu komunikua ministres së Mbrojtjes, Xhaçka më 13 shkurt.


“Vendimi i Aleancës për t’u takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon”, do të deklaronte ministrja në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, mbajtur në Bruksel në 12 dhe 13 Shkurt.