Përsëritet situata në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Mësohet se 25 nxënës janë dërguar në spital me probleme në rrugët e frymëmarrjes.


Këtë herë ngjarja ka ndodhur në ndërtesën e re të shkollës. Shkaqet e helmimit ende nuk dihen.


Sipas burimeve, flitet për një lëndë helmuese që quhet “gaz piper” që hidhet nga vetë nxënësit.