Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi është kapur në flagrancë me dy kilogramë kokainë të pastër. Vlera në treg e lëndës narkotike, mund të shkonte nga 800 mijë deri në 1 milion euro.
Arrestimi i të riut shqiptar ka ndodhur në një shtëpi në Rogeno, në zonën Brianzas në Leço pasi kishte rënë në sy të efektivëve, të cilët i kishin vënë nofkën tregtari i vdekjes.
Një kilogram drogë ishte e ndarë e gjitha në qeve me 50 dhe 100 gramë, ndërsa pjesë tjetër ishte futur në një qese të madhe dhe sipër i ishte vendosur një foto e një pantere të zezë, simbol që ndoshta identifikon origjinën se nga vinte kokainë.
Shqiptari tani është në burgun e Pescarenico, ku edhe po pret dënimin e tij. Ai është arrestuar edhe më parë në vitin 2012, pasi u kap me trembëdhjetë kilogram marijuana dhe një pistoletë. Si pasojë ai u dënua me shtatë vjet dhe katër muaj burg për t’u lënë më pasi i lirë.