Ka nisur në altarin e krijuar ne sheshin ‘Nënë Tereza’, mesha e shenjte e drejtuar nga Papa Francesku. Ati i shenjte ka drejtuar bekime per kombin shqiptar duke uruar paqe per shpirtin, zemren, shtepine dhe kombin e shqiptareve.
Papa Francesku risolli ne vemendje vuajtjet e shqiptareve nen regjimin komunist ateist dhe mijera klerike qe u bene viktima te këtij regjimi te eger, ndersa inkurajoi shqiptaret qe ringrihen pas çdo rënieje duke iu referuar simbolit te shqiponjws ne flamurin tone kombëtar, qe fluturon lart dhe rikthehet gjithmonë ne folenë e saj.
“Duke sjellë përsëri në vëmendje dhjetëvjeçaret e vuajtjeve e të persekutimeve të egra kundër katolikëve , ortodoksëve e myslimanëve mund të themi se Shqipëria ka qenë tokë martirësh: shumë ipeshkvij, meshtarë rregulltarë e besimtarë laikë e paguan me jetë besnikërinë e tyre. Nuk munguan provat e guximit të madh e të qëndrimit të pandshëm në shpalljen e fesë. Sa e sa të krishterë nuk u përkulën përballë kërcënimeve, por vijuan pa luhatje udhën e filluar! Shkoj sot , shpirtërisht, pranë atij muri të varrezës së Shkodrës, vend-simbol i martirizimit të katolikëve, ku kryheshin pushkatimet dhe i prekur thellë në shpirt , vë lulen e lutjes e të kujtimit”, thotë ai.
Ati i shenjte kujtoi se shpresa me e madhe per popullin shqiptar eshte rinia.
“Kur po vija rruges per ketu pashe shume te rinj. Jeni një popull i ri, shumë i ri. Ku ka rini ka shpresë”, tha Papa Francesku.
Ne Meshen e Shenjte, bashkëkremtojnë me Papa Françeskun edhe 2 kardinalë, 18 ipeshkvinj, 240 meshtarë, 10 seminaristë dhe 4 diakonë.
Në hapësirën para altarit jane vendosur një grup të sëmurësh, për të cilët Papa Francesku ka gjithmonë kujdes të veçantë, disa të rinj të dioqezave të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi, si edhe një numër personash, të ftuar nga Kisha Katolike, ndër këtë zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësi diplomatike në Shqipëri, besimtarë dhe persona që i kanë qëndruar pranë Kishës në këto 20 vite.
Papa takon kreret e komuniteteve fetare ne Shqiperi
Rreth ores 13:10 Papa iu drejtua Nunciaturës Apostolike, ku kaloi nje dreke me shpuren papnore dhe me pas nje takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, bashke me një grup bashkëpunëtorësh të Ministrisë së Brendshme.
“I jashtezakonshem takimi me Papa Françeskun dhe inkurajimin e Atit të Shenjte për të vazhduar me më shumë forcë luftën kundër drogës. Mu dha rasti të informoj Papën për rezultatet tona kundër drogës. Të paharrueshme fjalët; te shpëtojmë fëmijët e botës nga droga. Faleminderit Ati i Shenjte!” shkruan ministri Tahiri në rrjetin social Facebook, pasi takimit me Atin e Shenjtë.
Me pas ati i shenjte i eshte drejtuar Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku u takua me krerët e besimeve të tjera dhe komuniteteve të krishtera.
“Martirët në Shqipëri preferuan torturat sesa të mohonin fenë. Ju falenderoj për vëllazërinë dhe bashkëpunimin mes jush. Besimi i vërtetë është burim paqeje. të diskriminosh në emër të Zotit, është jonjerëzore”, u shpreh Papa.
Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues nga komuniteti mysliman, ortodoks, bektashian, katolik dhe protestant.
Papa Francesku pershendet shqiptaret nga bulevardi ‘Deshmoret e Kombit’
Ndalesa e pare e Papa Franceskut me te mberritur ne kryeqytet ishte ne Presidence, ku fillimisht u zhvillua ceremonia e mireseardhjes ne oborrin e institucionit. Presidenti Bujar Nishani shprehu emocionin e vecante per viziten e Papa Françeskut ne Shqiperi, ndersa ne fjalen e tij theksoi se ne vendin tone, brez pas brezi eshte trasheguar respekti mes komuniteteve fetare .
“Krishtërimi dhe islamizmi në Shqipëri, kanë ditur veç të komunikojnë. Komunitetetet fetare kanë ditur të qëndrojnë fort edhe gjatë periudhës së egër të komunizmit”, u shpreh Nishani.
Ati i Shenjtë, në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në këtë ceremoni, shprehu kënaqësinë për vizitën që po zhvillon në Shqipëri,duke e vlerësuar tokën shqiptare, si një tokë të fisme, të heronjve dhe martirëve.
Duke theksuar se liria fetare dhe e shprehjes është kushti themelor për zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, Papa Françesku vlerësoi bashkëjetesën mes komuniteteve fetare në Shqipëri, një vlerë e paçmuar për paqen.
“Kjo është një vlerë që duhet ruajtur dhe zhvilluar çdo ditë. Uroj që Shqipëria të vazhdojë në këtë rrugë dhe të jetë shembull për shumë vende të tjera”, tha Papa.
Ati i Shenjtë falenderoi shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë. “Unë lutem që Zoti të bekojë Shqipërinë!” u shpreh Papa Françesku.
Pas daljes nga Presidenca, Papa Françesk pershendeti me nje shetitje te shkurter besimtaret qe ndodhen ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ata qe ndodhen tek sheshi “Skenderbej” dhe me pas u kthye ne sheshin “Nene Tereza”, ku do te mbaje meshen e shenjte. Levizja e Papes eshte zhvilluar me makinen e tij karakteristike te hapur.
Papa ‘Qytetar Nderi’, Basha i dhuron ‘Çelësin e Tiranës’
Emocione te forta kane përshkuar te gjitha momentet qe nga mbërritja e Papa Franceskut ne vendin tone, por veçanerisht emocionues ishte momenti i kalimit te Atit te Shenjte me makinen e tij te zbuluar para turmes së madhe të njerëzve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku Papa ndaloi disa here makinen e tij per te bekuar disa femije te vegjel.
Ati i shenjtë ka marrë edhe titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili pasi e takoi me të mbërritur në sheshin ‘Nënë Tereza’, mes emocionesh të mëdha i dorëzoi Atit të Shenjtë edhe “Çelësin e Tiranës”.
Papa Françesku lë Tiranen, niset drejt qendres ‘Betania’ dhe me pas ne Rinas
Në orën 17:00 nisi edhe kremtimi i lutjes mbrëmësore në Katedralen e Tiranës. Pas degjeses se historive te dhimbshme te dy te mbijetuarve te regjimit, Ati i Shenjte ndryshoi protokollin. Në këtë takim moren pjesen rreth 800 meshtarë, motra, rregulltarë dhe rregulltare si dhe përfaqësues të lëvizjeve laikale në Shqipëri. Ashtu sikurse edhe gjate gjithe dites, Papa eshte shoqeruar gjate levizjeve te tij ne Tirane nga mjaft besimtare katolike dhe nga shume qytetare te besimeve te tjera.
Ati i Shenjte tani eshte nisur drejt Bubqit, ku do te vizitoje qendren e Bamiresise “Betania”.
Në orën 19:45 në aeroport do të zhvillohet ceremonia e largimit të Papës nga vendi ynë dhe 15 minuta më vonë, Ati i Shenjtë do të lerë tokën shqiptare.
21 shtator 2014 (gazeta-Shqip.com)