Gazetarja nuk ka qenë e vetmja e lënduar nga hedhja e shashkave të një personi që ka marrë pjesë në protestë. Një grua tjetër, pjesëmarrëse në protestë është plagosur në këmbë.
Pas kapsollave të hedhura në shesh, mbeti e lënduar gazetarja Sonila Prifti Osmanaj dhe gruaja, këmbën e të cilës e shihni në pamje. Ajo e ka fashuar këmbën, pavarësisht se gjaku i duket.
Osmanaj u lëndua gjatë shpërthimit me kapsolla që ndodhi disa minuta më parë në protestën e organizuar nga artistët një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Protesta organizohet një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Policia ndërhyri me forcë dhe dhunoi protestuesit që në orët e para të mëngjesit, ku disa u tërhoqën zvarrë. Po ashtu shumë artsitë e politikanë që ishin u shoqëruan në Komisariat.
