Simbolet e Dubait të shndërruar tashmë në një qytet global duken gjithandej në ‘qyteti e florinjtë’, që nga qiellgërvishtësit marramendës tek hotelet me 5 yje. Por pa dyshim që një nga simbolet e pangatërrueshëm të Dubait janë superjahtet, ‘lodrat’ e argëtimit të të pasurve dhe të fuqishmëve, që të lënë pa frymë me luksin dhe shkëlqimin.

Çdo vit, infrastruktura e industrisë së jahteve në Dubai ka ardhur duke u zgjeruar, pasi Dubai është kthyer tashmë në një qytet global.

Në ‘Dubai International Boat Show’ më herët gjatë këtij viti morën pjesë 450 superjahte luksoze nga e gjithë bota.

Për turistët dhe vizitorët e biznesit në Dubait kjo është një shfaqje e mrekullueshme kënaqësie, relaksi dhe shkëlqimi, por historia është tjetër për specialistët e stafit që punojnë në bordin e mjeteve luksoze të lundrimit.

Kapiteni i një jahti, i cili foli për CNN, rrëfeu se kishte mbërritur në Dubai në vitin 2007 si turist.

Qyteti e joshi atë si një vend i sigurt ku të ngrinte familjen dhe që nga ajo kohë ngeli aty, duke drejtuar shumë superjahte që janë zakonisht mbi 40 metra të gjatë.

"Udhëtimet zakonisht janë më të shkurtra se sa në Karaibe apo Mesdhe, dhe jahtet jepen me qira më shumë me orë se sa me ditë", thotë ai.

Por puna e kapitenit është bërë më e lehtë me përparimin në industrinë e jahteve në Dubai, sipas kapitenit Mike Fetton, i cili ka kaluar nga kapiten në menaxhimin e kompanisë së tij JLS Yachts.

"Përmirësimi i objekteve dhe infrastrukturës gjatë viteve ka qenë fenomenale - thotë ai.

- Katër vjet më parë do të ishte shumë e vështirë të gjeje një ‘dok’ për një jaht me gjatë mbi 70 metra, por tani mund të gjesh gjithçka në internet"./Marrë nga CNN

[gallery ids="871362,871363,871364,871365,871366,871367,871368,871369,871370,871371,871372,871373,871374,871375,871376,871377,871378,871379,871380,871381,871382,871383"]