
Presidenti amerikan Donald Trump u shfaq të dielën në stadium, duke festuar në një farë mënyrë vrasjen e shefit të ISIS.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkoi për të parë ndeshjen e bejsbollit mes klubeve Washington Nationals dhe Houston Astros, e cila u luajt në një stadium që ndodhet afër qeverisë amerikane.
Kur presidenti u shfaq në ekranin e madh të stadiumit, tifozët brohoritën me zë të lartë kundër tij. Kjo ndoshta ishte e pritshme, sepse e njëjta gjë u kishte ndodhur edhe ish-presidentëve Jimmy Carter, Ronald Reagan, Richard Nixon dhe George Bush.
Kreu i shtetit u largua nga stadium para se të përfundonte ndeshja, ndonëse nuk ishte e qartë nëse ai e bëri këtë për shkak se ishte i pakënaqur me reagimin e tifozëve, humbjen e ekipit "Washington Nationals".
Ai shkoi në stadium me bashkëshorten e vet, Melania Trump-in, dhe disa politikanë të Partisë Republikane, përfshirë Lindsey Graham-in, Matt Gaetz-in dhe David Perdue-n, shkruan "The Guardian".
[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="893742,893739,893740,893741,893743,893744,893745,893746,893747,893749,893684,893748,893683,893682,893681,893680,893679,893678,893677"]