Lëkundjet e termetit ditën e sotme kanë dëmtuar dhe godinën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Pamjet janë të spitalit e sëmundjeve të brendshme. Siç shihet nga pamjet, muret e spitalit kanë pësuar krisje dhe rënie të suvasë. Nuk raportohet për dëme të tjera njerezore.

Aktualisht numri i viktimave ka shkuar në 22, ndërsa dhjetëra të tjerë janë të plagosur.

Ky ishte tërmeti më i forte që ka përjetuar vendi ynë që prej vitit 1979 dhe goditja e mëngjesit të sotëm  është shoqëruar nga 250 pasgoditje.

[gallery ids="924736,924733,924734,924735,924737"]