Albana-VokshiDeputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar mungesën e ilaçeve te onkologjiku. Sipas saj, situata e shëndetësisë, e spitaleve është tejet dramatike. Në çdo pavijon ka mungesa bazike, por më e rëndë është gjendja tek onkologjiku ku trajtohen të sëmurët me kancer.


“Sot, po denoncojmë mashtrimin e radhës me buxhetin e investimeve për aparaturat e kimioterapisë. Në pavijonin e onkologjikut, radha për mjekimin e jetës është shkak i korrupsionit. Ndiqni më poshtë, vetëm disa nga faktet e denoncuara nga pacientë të prekur nga sëmundjet tumorale dhe familjarë të tyre: Teksa Ilir Beqaj me Edi Ramën, kanë tenderuar mbi 300 milionë euro, duke i ndarë me miq e klientë, tek onkologjiku; Prej muajsh nuk funksionon siç duhet asnjëra nga aparaturat e kobaltit, ndërkohë akseleratori lineat, financim i Qeverisë Demokratike, ende nuk është vënë në funksionim pavarësisht se u inaugurua nga Kryeministri në ditën ndërkombëtare të luftës ndaj Kancerit.


-Kobalti i vetëm që punon ka punuar për muaj të tërë është kthyer në rrezik rrezatimi të dëmshëm pasi ka 8 vite pa u ndërruar. Nga 3-4 minuta që duhet të jetë, vizita zgjat mbi 8 minuta, efektet kuruese ne thellësi i ka minimale dhe djegia në sipërfaqe është e madhe‎ dhe rrezikon organet afër rrezatimit. Por ajo çka e bën edhe më skandaloze është fakti që pacientët nuk njoftohen e nuk paralajmërohen për efektet negative të përdorimit tek ta të pajisjeve të kobaltit…


-Kyriterapia për femrat, që trajton tumoret vaginale, ka 2 vjet që nuk punon‎.


-Janë rreth 300 pacientë në ditë që shkojnë aty për të gjetur shpëtim, por të cilëve ju ofrohet falas vetëm vuajtje e dëshpërim . . . e asnjë shërbim jetik.


-Mungojnë ilaçet bazë si; 5 FLU, Taxoter, Doxyrubicine, etj. Ndërkohë që siç edhe e kemi denoncuar, në treg qarkullojnë barna kontrabandë që kanë hyrë nga vendet fqinje e që në shumë raste janë vetëm për përdorim spitalor.


-Pacientët presin me orë e ka raste edhe ditë të tëra në mungesë kapacitetesh e shtretërish. Shumë kthehen andej nga kanë ardhur pa marrë as kurë e as mjekim. Shume pacientë referohen te privatet”, denoncon Vokshi.


11 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)