Kuvendi


Mazhoranca pritet t’i bëjë gjyqin kryeprokurores Ina Rama në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, sot paradite pritet të zhvillohet seanca për diskutimin e raportit vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2011. Seancë dëgjimore me Prokurorin e Përgjithshëm për raportin “Mbi gjendjen e kriminalitetit për vitit 2011”, pritet t’i rikthejë debatet e ashpra mes mazhorancës dhe opozitës për çështjet e 21 janarit, ku nga protesta përpara Kryeministrisë humbën jetën 4 shtetas. PD-ja prej kohësh ka vënë në shënjestër kryeprokuroren Ina Rama, madje drejtues të saj kanë bërë të qartë se vendi do të ketë një titullar të ri, duke nënkuptuar largimin e saj. Relator i raportit vjetor të prokurorisë mësohet se është deputeti i PD-së, Dashnor Sulaj.