Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën të ditur se, ambasada greke ka refuzuar të njihet me rezolutën për çështjen çame, e cila është nisur në mënyrë zyrtare në çdo ambasadë të vendeve të Bashkimit Europian dhe atë SHBA-ve nga ana e PDIU dhe Shoqatës ‘Çamëria’.
Përmes një deklarate për shtyp PDIU-ja sqaroi se, të gjitha ambasadat e kanë marrë këtë rezolutë, përveç ambasadës greke në Tiranë, e cila ka refuzuar të marrë, qoftë edhe letrën e projektrezolutës”.
PDIU ka shtruar më tej se kjo ambasadë nuk ka dhenë asnjë sqarim apo arsyetim lidhur me shkaqet e këtij refuzimi.
19 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)