niko1Zv.kryeministri Niko Peleshi ka përshëndetur fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e pjeshme lokale në Dibër, ku u shpall fitues kandidati i ASHE-së, Muharem Rama.


“Vota në Dibër ishte shmangie nga presioni i opozitës. Zyrtarë të Partisë Demokratike ushtruan presion nga qytetarëve. Ne respektuam vullnetin e votuesve, – ka deklaruar Peleshi nga qyteti i Korçës. – Ne vinim pas një skandali në këto zgjedhje dhe në fund investuam për njeriun e Dibrës dhe jo për një kandidat që vinte nga Tirana”.


Muharem Rama fitoi me mbi 4000 vota diferencë ndaj kundërshtarit të tij demokrat, Sherefedin Shehu.


13 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)