Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:55, në Astir, ku ka rënë zjarr në katin e gjashtë, në një banesë që nuk banon njeri prej muajsh.
Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar, vetëm deme materiale.
Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.