Kryetari i PD Lulzim Basha, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama, gjate nje konference me teme, "Reformimi i Sistemit Gjyqesor ne Shqiperi", organizuar ne hotel Tirana./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, Parliament Speaker Ilir Meta, Albanian President Bujar Nishani and Prime Minister Edi Rama, at the


Ka zgjatur më pak se dy orë takimi i tre liderëve kryesorë të politikës shqiptare, Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për reformën në drejtës. Takimi u zhvillua në kryesinë  e kuvendit dhe në tavolinë mendohet të ketë qenë për diskutim propozimi hibrid të sjellë nga zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.


Kryeministri Rama ka qenë i parë i pari që ka dalë nga takimi dhe më pas, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për mediat ku do të flasë lidhur me takimin.


“Ne 19.00 prononcimi lidhur me takimin e organizuar nga kryetari i Kuvendit dhe fatin e Reformes ne Drejtesi”, shkruan Rama në Twitter.


Reforma, Rama dhe Basha në zyrën e Metës. Mungojnë Lu dhe Vlahutin


Në kryesinë e Kuvendit ndodhen kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, të gjirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta për të gjetur një zgjidhje për miratimin e reformës në drejtësi.


Ndërkohë nuk dihet nëse do të jenë dy ambasadorët, ai amerikan Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Vlahutin, të cilët më herët kanë deklaruar se do të mungojnë, pasi Basha nuk përmendi propozimin hibrid, por vetëm krijimin e një qeverie teknike. Në fillim u vu në dyshim edhe prania e kryeministrit Rama, por ky i fundit është parë të hyjë në këmbë në zyrën e Metës.


Basha u shpreh i gatshëm të marrë pjesë në këtë format takimi, të ekspozojë pa asnjë paragjykim apo prapamendim bazën ligjore të propozimeve të saj për vetingun, të negociojë zgjidhje që mundësojnë plotësisht rolin më aktiv të ndërkombëtareve në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit te Venecias.


Por ka qenë pikërisht kjo deklaratë ajo që nuk është mbështetur nga dy ambasadorët, të cilët kërkuan nga Basha që të specifikojë ekskluzivisht se negociatat do të bëhen mbi propozimin hibrid.


18 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)