Dosja


Bijo, Kasajt: Nesër ke “bubuzhelët”. Një pronare na pagoi mirë!


lojra fatiInspektorët e tatimeve dhe të agjencisë kundër lojërave të fatit janë fundosur nga bisedat që kanë kryer në telefon mes njëri-tjetrit apo edhe me administratorët e disa lokaleve me baste sportive. Ata i njoftonin për çdo kontroll që kryenin, si dhe të merrnin masa. Madje, pagesat kryheshin njëherë në muaj. Akuza thotë se Kreshnik Kasaj bashkë me sekserin tjetër Petrit Ahmetaj, çdo mesmuaji i dorëzonin përgjegjësit të grupit të tatimorëve, Metjon Bijos, kuotën e pagesës për mbrojtjen e bizneseve që ai menaxhonte.


 


Përgjimi 1


Në një nga përgjimet e regjistruara, edhe pse Metjon Bijo ishte punonjës i administratës shtetërore, e quante Kreshnik Kasajn si shteti dhe e njoftonte për kontrollet që do të bënin tatimorët duke i quajtur me emrin e koduar “bubuzhelët”.


Metjoni: O shtet!


Kasaj: Ça je tu bo?


Metjoni: Si je?


Kasaj: Mirë, ti ça ke bo?


Metjoni: Mirë. Nga nesër fillojnë dalin ‘bubuzhelët’ në rrugë e thashë të të njoftoj që ta dish. Por flasim që të them se ku do të jenë konkretisht, sepse janë tri grupe.


Kasaj: Ok. Hajde takohemi pasdite e pimë kafe.


 


Përgjimi 2


Prokuroria ka regjistruar edhe një bisedë mes Metjon Bijos dhe një personi tjetër më datë 14 dhjetor 2014, ku e njofton se pronarja e një biznesi pagoi në formë ryshfeti një shumë të mirë dhe mbetën të kënaqur.


077: Erdhi ky pronari i Blertës me një mikun tim, këtu tani.


855: Ok. Edhe!?


077: Është shumë ok. Jo ok. Po shumë ok. Uuah nuk e prisja!


855: Aaa. Mirë mirë. Bravo çiao e folim.


Gjatë bisedave të përgjuara Bijo në një rast i shkruan një personi me emrin Denis, i cili rezulton debitor 8 milionë lekë dhe tatimorët duan t’i mbyllin biznesin. Ai i thotë të bëjë gati lekët që mos t’i mbyllin aktivitetin.


077: Do të kalojnë grupet për të mbyll. Ça do bësh?


023: Do takohemi pasdite si thua?


077: Takohemi, po ec i përgatitur se asaj i duhet bo diçka se nuk është pak mos t’i marrë lekët, me t’i qëndis letrat. Bëj kafen kësaj e mbaro punë.


 


Përgjimi 3


Në një bisedë mes Jani Berukasit dhe një personi me emrin Pal, inspektori i lojërave të fatit porosit që të kujdeset për një person nga Gramshi që është me LSI-në.


055: Ore të ka ardhur një nga Gramshi, një i LSI aty. Po ndihmoi mo të marrsha të ligat ndihmoi.


022: Po jam t’u e ndihmuar, se u bë Gramshi, Skrapari e Tropoja u bote?


055: Tropoja jo, Tropojës jo të kam thënë unë.


022: Vallahi Tropoja një, Skrapari e Gramshi janë bo ore ti, janë bo tani.


051: LSI–në, LSI-në ndihmoje.