Pas publikimit ne media te audiopërgjimit, ku degjohej ish kreu i KQZ Denar Biba qe shantazhon gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledio Bianku për te ndikuar mbi proceset gjyqësore qe ka qeveria shqiptare per pronat ne Strasburg, vjen edhe reagimi Bibes.
Ai thotë se materiali i publikuar është tendecioz dhe i publikuar fragmentalisht duke e shkëputur nga konteksi.
“Në asnjë lloj rethane nuk ka qenë ndërhyrje e paligjshme. Të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar dhe do të kuptohet që ka qenë biseda mes dy miqsh që ndahen dhe bisedat e punës. Më ka dhënë mendime, i kam kuptuar. Vazhdoj të jem i habitur për këtë lloj dembilizmi dhe kërkon të bëjë opozitë me çdo gjë. Asnjë lloj shantazhi dhe asnjë lloj ndërhyrje. I shpjegoja ish pedagogut tim përse kishte nevojë Shqipëria të merrte këtë shtyrje. Nuk e kuptoj se kush përfiton, sepse as opozita nuk përfiton nga kjo. Të dalë audio e plotë e paprerë. Nuk ka absolutisht asgjë. Çdo shkëputje dhe montim”.
“Mos beni dedektivin me mua, s’është nevoja. Une e kam takuar mikun tim Ledi Bianku, nder te tjera edhe ne viziten zyrtare prane GJEDNJ, ku isha pjese e delegacionit te kryesuar nga ish zv kryeministri i kohes. Metafora e trenit ishte ne pergjigje te pyetjes qe Bianku me beri mua se “perse pranova detyren e kryetarit te KPP”, duke qene se ishte ne dijeni te aspirates sime per Gjykaten Kushtetuese”.
Biseda mes Bibës dhe Biankut
“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?
I thashë…
Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].
[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…
Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.
Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”
Biba vazhdon: “Ma paguan ata biletën…”
Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:
“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”
28 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)