Do të ketë shkrirje të përbashkët të ODIHR dhe SP të OSBE
OSBE dhe ODIHR do të flasin me një zë për zgjedhjet e qershorit në Shqipëri. Lajmi raportohet nga agjencia “BalkanInsight”, sipas së cilës një marrëveshje e rinovuar së fundmi do të testojë aftësinë e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-it për të punuar së bashku në monitorimin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Do të ketë bashkëpunim mes dy institucioneve. Asambleja parlamentare ka njoftuar së fundmi se do të riaktivizojë marrëveshjen e bashkëpunimit që dy misionet të punojnë së bashku. Pra do të flasim me një zë në këtë drejtim”, ka thënë Thomas Rymer, zëdhënës i ODIHR. Pavarësisht se vëzhguesit afatgjatë të ODIHR zakonisht kanë ardhur në Shqipëri shumë më përpara në zgjedhjet e kaluara, Rymer konfirmoi se misioni do të mbërrijë në Tiranë 6 deri në 8 javë përpara ditës së votimit. “Nuk ka të bëjë aspak me politikën por është kryesisht çështje logjistike”, tha ai. Edhe pse ODIHR është institucioni kryesor i vetë OSBE-së, deklaratat përfundimtare kanë qenë shpesh burim mosmarrëveshjesh mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe misionin ODIHR.