PeruPër të fituar pensionin, iu desh të priste të mbushte 118 vjeçe: vetëm tani Andrea Gutierrez Kauhana, gruaja më e vjetër e Perusë dhe ndoshta në botë, ka marrë një shpërblim prej 42 dollarësh në muaj. 



Në të kaluarën, të moshuarës iu refuzua dy herë pensioni social: por në fund është përfshirë në krye të një renditjeje prej 400 të moshuarish, për të cilët është miratuar një program ndihmash nga qeveria peruane. 



Andrea Gutierrez Kauhana, ec ila ka pasur 12 fëmijë, 8 nga të cilët nuk jetojnë më, është tani pensionistja më e vjetër e Perusë e subvencionuar nga shteti, së bashku me 424 pensionistë të tjerë që i kanë kaluar 100 vitet. Pjesa më e madhe e tyre, janë indigjenë dhe me origjinë nga territoret e Andeve. 



E lindur në vitin 1896 sipas certifikatës, në rajonin e Ajakuços (jug-lindje), gruaja tashmë do të gëzojë një pension modest të miratuar nga qeveria për shkak të varfërisë ekstreme.



30 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)