Mimi KodheliPërkujtohet sot 103-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. E pranishme në këtë ceremoni përkujtimore ishte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila tha se jemi krenar për Forcat e Armatosura, pasi ata kanë vlera të paçmuara. Sipas saj Forcat e Armatosura kanë kaluar shumë sprova në këto 103 vite. Gjithashtu ajo ngriti shqetësimin se kufijtë e aleancës janë të kërcënuar.


“Forcat tona të armatosura i kanë kaluar të gjitha sprovat në këto 103 vite. Bilanci mes të mirës dhe të keqes i takon historisë dhe atyre që më merren me të. Ju duhet të jeni krenar sepse sillni në 2015-ën vlera të paçmuara të ushtarakëve shqiptarë duke i shërbyer atdheut”, u shpreh Kodheli.


Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, ka falenderuar të gjithë forcat për përkushtim dhe bashkëpunimin e tyre.


“Është momenti për të kujtuar ata që nuk janë më fizikisht dhe të përulemi për sakrificën e tyre sublime. Mirënjohja dhe respekti ynë shkon për të gjithë, por sidomos për ata që janë roje të lirisë”, tha Bazo.


4 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)