Këtij peshkut të kuq që ju po shihni në foto i është dashur që të udhëtojë 200 milje, për të bërë operacion tumorin që i kishte dalë në kokë dhe shpinë.
Nemo, 5 vjeç iu nënshtruar një operacioni që zgjati 45 minuta. Fakti që u operua jashtë ujit, për një moment zemra i ndaloi por ekspertët e veterinarisë arritën që ta sjellin në jetë.Procedura kushtoi 200 paund dhe operacioni u realizua nga kirurgia Sonya Miles dhe infermierja Millie Gardiner.
Peshku Nemo u dërgua në “shtëpi”, dy orë më vonë.
“Ishte e vështirë që ta mbaje Nemon në gjumë dhe gjallë. Operacioni mori rreth 45 minuta kohë dhe Nemo ishte gati për t’u kthyer në shtëpi me pronarët e tij pas dy orësh. Në një moment zemra e tij ndali, por fatmirësisht arritëm që ta sjellim në jetë”, tha Sonya.
31 maj 2016 (gazeta-Shqip.com)