Vasili zë vendin e Edmond Panaritit, i cili u vendos në krye të ministrisë së Jashtme


Numri 2 i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, emërohet nënkryetar i bashkisë së Tiranës. Ky emërim është bërë në bazë të marrëveshjes mes dy partive të koalicionit qeverisës PD dhe LSI. Vasili ka zëvendësuar në këtë post, Edmond Panaritin, i cili u emërua nga kryeministri Berisha si ministër i Jashtëm. Vasili vjen në këtë post pas 3 vjetësh në krye të ministrisë së Shëndetësisë, nga e cila u largua në fund të qershorit, kur Ilir Meta propozoi ndryshimin e emrave të LSI-së në kabinetin qeveritar. 16 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)