Një 43 vjeçar është arrestuar në Zharrëz të Fierit pasi ka qëlluar me thikë nipin e tij 14 vjeçar.


Uniformat blu bëjnë me dije s shtetasi Gentjan Asllani është pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me nipin e tij të mitur i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:


-Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14 vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje”.


16 tetor 2017 (gazeta-Shqip.com)