Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri në orët e pasdites së sotme në qytetin e Pogradecit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, ku është ekzekutuar 65-vjeçari Fatmir Muhaxhiri.
Policia e Pogradecit ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes, i cili është shtetasi Romeo Myrtezai, 30 vjeç. Në momentin e arrestimit autorit i është gjetur edhe arma me të cilën kreu krimin. Ndërkohë, pas kontrollit të ushtruar në shtëpinë e të arrestuarit, policia ka gjetur edhe trupin e pajetë të vëllait të vrasësit, Dritan Myrtezai, 38 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë po nga 30-vjeçari Romeo Myrtezai.
Sipas të dhënave të para nga blutë e qytetit të Pogradecit, mësohet se një konflikt familjar është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë nga ana e 30-vjeçarit. Policia sqaron se viktima ishte gjyshi i gruas së 25-vjecarit që e vrau, ndërkohë që mësohet se autori dhe viktimat i përkasin komunitetit rom. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë me pasojë dy të vrarë me armë zjarri.
14 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com)