Polica greke ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme prej 883 kg kanabis në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas informacioneve të bluve të vendit fqinj, sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet në një zonë të pyllëzuar në afërsi të Igumenicës dhe mendohet se është transportuar deri në atë vend nga Saranda me qëllim trafikimin në shtetin grek. Sasia prej 883 kg kanabis, e ndarë në 25 çanta ishte paketuar gati për t’u transportuar në vendin fqinj.
Ende nuk ka informacione për identitetin e personave që e kanë transportuar sasinë konsiderueshme të drogës, ndërkohë që polica greke ka nisur hetimet për zbuluar dhe kapur poseduesit e saj apo bashkëpunëtorët e tyre në trafikun ndërkombëtar të lëndës narkotike.
11 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)