Thuajse të gjithë eksponentët kryesorë politikë dhe ushtarakë kurdë shkuan në funeralin e saj në Derek, një fshat përgjatë kufirit me Irakun. Pavarësisht luftës, ishte e pamundur që ata të mos I jepnin lamtumirën e fundit 35-vjecares Hevrin Khalaf. Vdekja e saj në një rrugë ndërmjet Hasakah dhe Qamishli ishte një provë mizore e destabilizimit të rajonit që tani është në prag kolapsi.

Khalafin, një grua e fortë, aktiviste për mbrojtjen e të drejtave civile, e përkushtuar për mbrojtjen e më të dobëtëve, e njihnin të gjithë në Qamishli, Kobane dhe Raqqa.

Ajo kishte mësuar anglisht në një moshë shumë të re, ishte bërë inxhiniere dhe qe përkushtuar të ndihmonte gratë. ` Ishte gjithmonë e pranishme në takimet me delegacionet e huaja. Elegante dhe e matur, kishte  marrëdhënie të drejtpërdrejta me diplomatët amerikanë dhe evropianë ", thonë bashkëpunëtorët e saj. Mediat sociale lokale zbulojnë detaje të frikshme rreth vdekjes së saj.

Sipas disa duket se ka qenë viktimë e një prite të planifikuar mirë. Ajo ishte nisur të merrte pjesë në një takim në Hasakah me disa aktivistë nga partia e re, ku ishte sekretare e përgjithshme, "Partia Siriane e Ardhmërisë".

Por mbi makinën e saj u qëllua me mitraloz. Shoferi dhe një nga bashkëpunëtorët u vranë menjëherë. Ajo u tërhoq nga makina, e u përdhunua përpara se të vritej me gurë në mes të rrugës. Mendohet gjerësisht se autorët e krimit janë milicët pro-Ankarasë.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="877114,877115,877116,877117"]

https://youtu.be/2nhYyNCDe9Q