konventa e PS, ramaPartia e Personave me Aftësi të Kufizuar, pjesë e koalicionit për Shqipërinë Europiane, prezantoi sot kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama pjesëmarrës në këtë aktivitet tha se qeveria ia hoqi të drejtën personave me aftësi të kufizuar për të shprehur mendimin e tyre në rastet kur duhej ta dëgjonte zërin e tyre.


“Ne jemi të angazhuar, që në 100 ditët e para të qeverisjes sonë ta rikthejmë në fuqi ligjin që sanksionon se asnjë vendim dhe asnjë ligj rreth jush nuk do të merret pa ju, pa ju dëgjuar, pa u konsultuar dhe pa bashkëbiseduar me ju”, tha Rama. Kreu i PS-së u angazhua për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në administratën qeverisëse të pas 23 Qershorit.


“Unë nuk ju premtoj që me fitoren e Partisë Socialiste dhe me krijimin e Qeverisë tonë ferri juaj do të bëhet parajsë brenda katër vjetësh. Unë nuk ju premtoj asnjë mrekulli, por ju premtoj se nuk do t’ju tradhtoj kurrë”, tha Rama.


22 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)