Xhezair Zaganjori

Kandidati Zaganjori nuk do të votohet


Lista e kandidatëve të propozuar nga maxhoranca për seancën e parë të votimit u refuzua


Kuvendi i Shqipërisë pritet të shkojë në seancë plenare sot, në të cilën teorikisht duhej të kryhej votimi i parë për president të Republikës, por asnjë prej emrave të propozuara nga PD LSI në orët e vona të natës së të martes nuk do të kthehet në kandidat zyrtar. Pak minuta më parë, u vendos në kryesinë e Kuvendit që në seancë plenare do të shkohet pa kandidatë.


Krerët e maxhorancës qeverisëse propozuan kreun e gjykatës  Kushtetuese Xhezair Zaganjori për t’u votuar në raundin e parë, por propozimi për të erdhi vetëm tetë orë para se palët të shkonin në seancë plenare. Sot në mëngjes, PD nuk e pa të arsyeshme të mbledhë firmat e nevojshme mes deputetëve të vet për ta bërë Zaganjorin së paku një kandidat zyrtar. Që të zgjidhet president në tre raundet e para, kandidati duhet të marrë 84 vota ndërsa në randet e tjera mund të zgjidhet me 71 vota. Mbeten edhe dy raunde të tjera për t’u kryer me ose pa kandidat para se gara të nxehet. 29 Maj 2012 (gazeta-Shqip.com)