Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vlerësuar me dekoratën e mirënjohjes një sërë studiuesish, historianësh dhe botuesish të cilët me punën e tyre kërkimore, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë nxorën nga arkivat dhe i dhuruan publikut fakte, dokumente e dëshmi që e pasuruan historinë e Shqipërisë në këtë 100 vjetor.


“Opinioni publik vlerëson kontributin tuaj dhe unë ju akordoj Dekoratën e Mirënjohjes si një shenjë falenderimi, vlerësimi dhe inkurajimi për ato që keni bërë dhe që do të ofroni në të ardhmen”, u shpreh në fjalën e rastit Presidenti Nishani.


Studiuesit dhe botuesit Ndriçim Kulla e Xhevahir Lleshi, historianë si Mojkom Zeqo, Romeo Gurakuqi, publicisti Artan Lame, Ilir Ikonomi, Blendi Fevziu ishin ndër ata që morën vlerësimin e kreut të shtetit për sjelljen e dëshmive në shërbim të historisë së vendit këtë 100-vjetor.


27 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)