Ish-ministri 


Dritan PriftiDeputeti Dritan Prifti ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të jetë kandidat i Aleancës Kuqezi në këto zgjedhje. Duke folur për “News24”, Prifti tha se do të kandidojë si i pavarur. “Ka qenë një odise e gjatë për ta marrë këtë vendim, por pa dashur të hyj tek odiseja e gjatë, unë kam marrë vendimin të kandidoj si një deputet i zgjedhur nga zgjedhësit, jashtë çdo koalicioni, pra deputet i pavarur”, tha Prifti. Ai shtoi se Rama i ka premtuar kandidimin, por pas afrimit me Metën, gjërat ndryshuan. Prifti beson se Ramës ia ka vënë Meta si kusht moskandidimin e tij.