1414328006427_wps_15_Katy_White_aged_12_AmmanfRapunzeli është një personazh kukullash  shumë i dashur për fëmijët. Ajo është me flokë shumë të gjatë dhe ngjyrë biondë. Por duket se Rapunzeli nuk ekziston vetëm në përralla.


Vajza jeton diku në Mbretërinë e Bashkuar dhe është vetëm 12 vjeç. Kati Ueit, ka flokë biondë dhe super të gjatë. E mitura  është bërë e famshme në qytetin e saj, Amonford dhe sidomos në Mbretërinë e Bashkuar.


Kati Ueit, është vetëm 12 vjeç dhe mban rekordin e vajzës që ka flokët më të gjata në vend. Shumë e krahasojnë Ueitin  me princeshën e përrallave, Rapunzel. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo i ka prerë vetëm 3 herë.


Flokët e saj duan një orë për tu larë dhe e njëjta kohë për tu tharë. Një parukiere profesioniste pasi i pa ato, tha se flokët janë në gjendje shumë të mirë.


Pavarësisht kësaj, vajza nuk ka hyrë ende në librin Gines, për gjatësinë e flokëve, pasi rekordin e mban Asha Mandela.


 


28 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)