Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar një krim të vërtetë nxjerrjen në rrugë të 150 familjeve në Shkozë, banesat e të cilave do të shemben. Përmes një statusi të publikuar në faqen e vet në Facebook, Basha ka kërkuar nga kryeministri Edi rama të mbajë premtimin e dhënë gjatë fushatës, duke i shpronësuar këta banorë sipas vlerës së tregut.
“Nxjerrja ne rruge e 150 familjeve ne Shkoze, me nje te rene te lapsit, i kalon kufinjte e mashtrimit, dhe eshte nje krim i vertete. Ne fushate ishte Edi Rama qe permes mashes se tij ne Bashki, u premtoi shpronesim sipas tregut.
Pasi ju mori voten ju thote do ju jap bonus strehimi. Por pertej mashtrimit tipik te Edi Rames, kemi te bejme me nje krim, se krim eshte te permbysesh jeten e 150 familjeve, burrave e grave, femijeve e te miturve, te moshuarve. Ka vetem nje menyre per te zbutur kete drame, shpronesim sipas vleres se tregut. Ne do ta kerkojme me ngulm kete”, shkruan Basha.
17 shtator 2017 (gazeta-Shqip.com)