26 NËNTOR



  • 10:00      Nisja në shesh e Tortës së Pavarësisë (Shkallët TKOB)

  • 11:00           Ngritja e Flamurit në Tiranë 100 vjet më parë – Inaugurimi i mozaikut të flamurit

  • 11:30           Nisja e Panairit “Blej Produkte Shqiptare” (Rruga “Murat Toptani”)

  • 11:30      Ekspozita historike e AQSH “100 vjet Tirana” (Vendndodhja: Trotuari përpara GKA)

  • 12:00      Koncert me grupe rock (Vendndodhja: Rruga “Murat Toptani”) (Gjithë ditën)

  • 13:00      Ceremonia e inaugurimit të Shqiponjës/Sheshit (Vendndodhja: Rrethrrotullimi i Doganës)

  • 18:30 Koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (Vendndodhja: TKOB)

  • 20:00      Koncert me këngë patriotike me këngëtarë e grupe Rap (Vendndodhja: Rruga “Murat Toptani”)


 


27 NËNTOR



  • 10:00      Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”

  • 10:00      Vazhdon përgatitja e Tortës

  • 10:00      Koncert me këngëtarë të rinj (Rruga “Murat Toptani”)

  • 11:00      Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)

  • 15:00      Ceremonia e përurimit të shtatores së Heroit Adem Jashari (Vendndodhja: Rruga e Durrësit)

  • 20:00           Koncert me grupe rock me këngë patriotike (Rruga “Murat Toptani”)


 


28 NËNTOR



  • Festimet në Tiranë nga ora 10:00 – 14:00


 


SHESHI “SKËNDERBE”



  • Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB)

  • Hedhja e parashutistëve të Red Bull me Flamurin Kombëtar


 


RRUGA MURAT TOPTANI



  • Panairi Blej Produkte Shqiptare

  • Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore

  • Ekspozita “100 vjet Tirana” – trotuari i GKA


 


LULISHTJA TE PARKU RINIA (TE SHATËRVANI) – KËNDI I FËMIJËVE



  • Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)

  • Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për fëmijë, Shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj.)

  • Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)

  • Animatorë (lojëra, pikturime në fytyrë, tullumbace)

  • Foto point me personazhe të Pavarësisë


 


LULISHTJA “TRE VËLLEZËRIT FRASHËRI”



  • Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, Shkolla e Baletit)


 


URA TE RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”



  • Performancë e Cirkut


 


RR. “ISMAIL QEMALI” (PEDONALE)



  • Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri Metropolit


PËRGJATË BULEVARDIT “DËSHMORËT E KOMBIT”



  • Photo point me personazhe historike

  • Rreth 100 animatorë të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën që shpërndajnë flamuj të vegjël dhe organizojnë lojëra.


 


AKTIVITETET DUKE FILLUAR NGA ORA 15:00 – MTKRS



  • 15:00 – 17:00        Koncert folklorik (Sheshi “Skënderbej”)

  • 16:30 – 16:45        Parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (Sheshi “Skënderbej”)

  • 17:30 – 18:00   Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar “100–vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”

  • 18:00 – 19:30        Mbrëmje solemne akademike (Pallati i Kongreseve) MTKRS

  • 19:30 –         Koncert i madh përmbyllës (Sheshi “Nënë Tereza” MTKRS)


Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi dhe parkimi 


Drejtoria e Policisë përcakton akset rrugore ku do të ketë ndryshim itinerari për 25 dhe 26 nëntor


Nga sot nisin festimet në kryeqytet në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me të gjitha grupet ndërsektoriale, nga sot nisin aktivitetet dhe realizimi i programeve sipas kalendarit të veprimtarive të publikuara pak kohë më parë.


Dje, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka njoftuar disa ndryshime në qarkullimin rrugor, për shkak të festimeve.


“Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive që do të zhvillohen në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë në kryeqytet, Drejtoria e Policisë ka hartuar një plan të posaçëm, ku janë përcaktuar masa të detajuara dhe një sërë detyrash konkrete, të cilat po implementohen nga strukturat në varësi”, sqaroi zyrtarisht Drejtoria e Policisë, Tiranë.


Sipas njoftimit, janë marrë masa për të garantuar mbarëvajtjen gjatë provave të Paradës Ushtarake, që do të zhvillohet në segmentin rrugor sheshi “Rilindja”, përgjatë Rrugës së Durrësit deri te sheshi “Skënderbej” në intervalin kohor nga ora 19.00 deri në orën 23.00. Sakaq, Drejtoria e Policisë ka njoftuar kryeqytetasit se do të ishte më e volitshme për të gjithë që të evitoheshin në maksimum lëvizjet me automjete gjatë ditëve të festimeve.


“Drejtoria e Policisë kërkon mirëkuptimin nga qytetarët, në mënyrë që të kufizojnë sa më shumë të jetë e mundur qarkullimin me automjete gjatë këtyre ditëve”, përfundon njoftimi zyrtar.


 


• Nga ora 10.00 e në vazhdim do të ketë kufizime të lëvizjes së mjeteve përpara TOB (Teatrit të Operës dhe Baletit) dhe në sheshin “Skënderbej”


• Nga ora 11.00 do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve në rrugën “Xhorxh W. Bush” pranë Urës së Tabakëve, ku do bëhet ngritja e Flamurit, si dhe vendosja e mozaikut të Flamurit Kombëtar


• Do të ketë kufizim të lëvizjes së mjeteve pranë rrethrrotullimit të Doganës në kryqëzim të Rrugës së Durrësit me Unazën e Re nga ora 12.00 deri në 14.00, ku do të bëhet emërtimi i sheshit “Shqiponja” dhe vendosja e monumentit (rrethrrotullimi i Doganës)