zvkryeministri Niko PeleshiZëvendëskryeministri Niko Pelshi bashkë me ministren e Inovacionit Milena Harito kanë prezantuar sot platformën “Përmirëso qytetin”.  Peleshi deklaroi se modernizimi lufton korrupsionin.


“Ne kemi një mision të përbashkët, të ndërtojmë shtetin ligjor, të zhdukim, ose të reduktojmë korrupsionin në zyrat shqiptare. Ne besojmë se rruga më e mirë për ta zhdukur atë është modernizimi i zyrave tona”, tha Peleshi.


Ai tha se ky program është i aksesueshëm nga të gjithë që kanë një smartphone apo edhe kompjuter. Qytetarët mund  të denoncojnë çdo problem.


“Sa më shumë sisteme të dixhitalizuara dhe shërbime online. Shërbime që vijnë përmes telefonit dhe kompjuterit. Është një proces që do të vazhdojë. Të krijohet kultura te qytetarët për të përdorur shërbimin online”, theksoi ai.


15 prill 2016 (gazeta-Shqip.com)