Pak para protestës së mesditës së sotme, Partia Demokratike ka shpalosur një hartë përballë Ministrisë së Brendshme, të cilën e ka cilësuar si të familjeve politiko- mafioze.
Harta e familjeve politiko-mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit.
Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës, sipas opozitës, Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbështetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.
Harta është rreth dy metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend.
Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion dhe trafik droge.
Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të akuzuar si lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla.
Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, sipas PD, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar.
26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)