Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratës së sotme në FB të kryedemokratit Lulzim Basha, që akuzonte kryeministrin Edi Rama se po vazhdon të gënjejë sërish shqiptarët pasi nuk mbajti asnjë premtim për 4 vjet. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat nga PS thuhet se, ‘ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve’.


“Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre.


Ata që kundërshtuan dhe humbën me Vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan, do të fitojnë edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune”, thuhet në reagimin e PS.


24 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)