haritoPartia Socialiste ka vijuar me bërjen publike të arsyeve pse shqiptarët nuk duhet të votojnë sërish kryeministrin Sali Berisha. Anëtarja e grupit të punës për programin e Partisë Socialiste, Milena Harito nëpërmjet një deklarate për mediat renditi disa arsye që sipas saj pas 23 qershorit kryeministri duhet të dalë në pension. Sipas saj Berisha nuk ka më asnjë ide, vizion apo strategji për të qeverisur.


“Ai ose kopjon programin tonë ose riciklon premtimet e vitit 2009. Lista e premtimeve të ricikluara është e gjatë, premton 250 mijë vende pune kur nuk tregon a përmbushi 160 mijë vendet e punës që do hapte në 2009. Ai duket i bindur se mund të tallet dhe mund t’i mashtrojë shqiptarët, kjo një nga arsyet pse më 23 qershor duhet ta nxjerrim në pension”, theksoi Harito.


25 mars 2013 (gazeta-Shqip.com)