Partisë Socialiste ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra gjatë dy ditëve të fundit në lidhje me emërtimin e diplomatëve europianë si mafiozë. Sipas selisë rozë, opozita nuk ka asgjë për t’i ofruar Shqipërisë dhe po përpiqet që të bllokojë vettingun e të shuajë shpresën e shqiptarëve.
“Berisha dhe Basha nuk kanë asgjë çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë, përveç se t’i quajnë “mafiozë” partnerët tanë europianë, të bllokojnë Vettingun dhe të shuajnë çdo fije shprese të shqiptarëve për zhvillim dhe mirëqenie ekonomike.
Ata mund të ofrojnë vetëm gënjeshtra nga çadra e tyre, e cila është kthyer tashmë në strehën e fshehjes të së vërtetës nga realiteti. Tashmë po bëhet përherë e më e qartë për të gjithë shqiptarët, se kjo çadër nuk ka as plan dhe as shpresë për t’i ofruar Shqipërisë dhe shqiptarëve, përveç thirrjeve dhe kërcënimeve për dhunë.
PS-ja nuk do ta lejojë PD-në dhe askënd tjetër që ta kthejë Shqipërinë mbrapa në të kaluarën e kaosit dhe paligjshmërisë; dhe ne nuk do të lejojmë askënd të bllokojë rrugën tonë drejt Europës dhe drejt shpresës për drejtësi e më tepër vende të reja pune”, thuhet në deklaratën zyrtare të Partisë Socialiste.
13 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)